Futboll Seria A Sport

Ylli i Paris Saint-Germain i thotë “Po” Romës

Roma zotëron tashmë Javier Pastore. Talenti argjentinas, 28-vjeçar, i ka thënë po rikthimit të tij në Itali dhe është shumë pranë të veshurit të fanellës verdhekuq. Është gjetur mirëkuptimi mes drejtorit sportiv Monchi dhe menaxherit Marcelo Simonian, për një kontratë 3-vjeçare në kuotën e rreth 3,5 milionë euro në sezon plus bonuse.

Tani mbetet vetëm për të gjetur akordin edhe me PSG që e vlerëson trekuartistin në kuotën e 18-20 milionë euro. Klubi parisien ka nevojshmërinë të shesë brenda datës 30 qershor për të respektuar rregullat e Fair-Play financiar, madje mund të bëjë edhe ndonjë zbritje. Monchi është i bindur se mund të marrë aprovimin e PSG për 15 milionë plus bonuse, për të arritur maksimalisht në 18mln.

Pastore, që do të mbushë 29 vjeç të mërkurën e ardhshme, do të fitojë kështu më pak se Nainggolan që tashmë duket i destinuar te Inter. Për më tepër që edhe mund të ndryshojë pozicionin e argjentinasit në fushë, duke e aktivizuar si gjysmëmesfushor në skemën 4-3-3, gjithashtu edhe si trekuartist me modulin 4-2-3-1. Për Pastore, nxënës i vjetër i Sabatini, do të ishte një rikthim në kampionatin italian, pas eksperiencës në rini te Palermo: 14 gola mes sezoneve 2009 dhe 2011, përpara transferimit te PSG për shumën totale të 43 milionëve.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Teuta mëson emrin e kundërshtarit në play-off të dhe kërkon mrekullinë

Delo.autor

LIVE/ Kastrioti-Skënderbeu: Shpërthen festa në “Redi Maloku”, Ymeraj kalon në avantazh krutanët (VIDEO)

Delo.autor

SEZONI I MILAN DHE E ARDHMJA/ Trajneri Pioli zbërthehet përpara dy ndeshjeve të fundit!

Delo.autor

Leave a Comment