Futboll Sport

Zbulohet kërkesa e pabesueshme e Perez që shtyu Zidanen drejt dorëheqjes

Zinedine Zidane befasoi të gjithë me vendimin e tij për tu larguar nga Real Madrid.

Gazeta angleze ‘The Mirror’ ka zbuluar një kërkesë të çuditshme të Florentino Perezit në drejtim të Zidanes.

Presidentit të Realit nuk i ka pëlqyer reagimi i Ronaldos pas finales së Kievit ku kishte deklaruar se do të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, ndërsa kishte vendosur që t’i hakmerrej portugezit duke e larguar atë nga formacioni titullar për sezonin e ardhshëm.

Kjo gazetë raporton se Perez i ka kërkuar Zizous që në edicionin e ardhshëm të vazhdojë me Bale në formacionin startues si dhe ta largojë Cristiano Ronaldon nga 11-shja e parë.

Zidane këtë nuk e ka pranuar dhe kështu ai vendosi që t’i ndajë rrugët me klubin mbretëror.

Related posts

Cristiano Ronaldo drejt zyrtarizimit, Real Madrid i jep lamtumirën portugezit

Isa.Autor

Mungoi në ndeshjen e parë/ Salah jep vendimin nëse do të luajë ndaj Rusisë

Sadik.Autor

ZBULOHET LISTA/ Ja 10 skuadrat që kanë shpenzuar më shumë deri tani në merkato (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment