Futboll Sport

Zyrtare, Skënderbeu transferon jashtë vendit sulmuesin

Zyrtare, James Adeniyi bëhet me skuadër të re. Nigeriani i Skënderbeut është transferuar në Azerbajxhan te skuadra e Qabala, duke ndjekur në këtë mënyrë Sabien Lilajn, i  cili u zyrtarizua te azerët. Për sulmuesin anësor nis një etapë e re në karrierë. 26-vjeçari ishte blerë nga Skënderbeu për shumën e 150 mijë eurove nga Laçi në janar të vitit 2016. Sezonin e fundit ai arriti të shënojë 10 gola me korçarët në kampionat, çka bëri që edhe të kishte oferta të ndryshme. Në janar ai pati një ofertë nga Koreja e Veriut. Sa i takon kalimit te Qabala, përflitej prej ditësh diçka e tillë dhe tashmë u konkretizua me arritjen e marrëveshjes.

KONTRATA DHE KARRIERA – James Adeniyi ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Qabala, sikurse edhe bën me dije klubi azer. Së bashku me Lilajn ai do kërkojë të fitojë titullin dhe Kupën në Azerbajxhan, sikurse edhe bënë sezonin e funti me Skënderbeun. James në Shqipëri për herë të parë është aktivizuar me Bylisin, klub që e huazoi më pas te Tomori. Sulmuesi u rikthye në Ballsh dhe pas gjyqit në FSHF u largua dhe iu bashkua skuadrës së Laçit. Për dy vite ai u paraqit mjaft mirë me bardhezinjtë. Stavri Nica e zhvendosi atë në majë të sulmit dhe arriti që në kampionat të realizonte 24 gola me kurbinasit. Skënderbeu u bind për cilësitë e tij dhe e bleu. Me korçarët fitoi dy tituj kampion dhe Kupën e Shqipërisë, trofe që e kishte ngritur edhe me Laçin më parë. Tanimë James do të luajë në Azerbajxhan.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES/ Robben: Ai është stadiumi më i keq në botë

Delo.autor

Kovac thur lavde për mesfushorin e Bayern: Nuk është më i ngrirë

Isa.Autor

Doni të shkoni në Rusi për Botëror? Kujdes nga këto mashtrime të mëdha

Sadik.Autor

Leave a Comment