Futboll Premier League Sport

Agolli: Cungu është mjeshtër i eliminatoreve, gjithçka është e hapur

Shqiptari i Karabakut, Ansi Agolli, foli për mikrofonin e RTSH pas ndeshjes, ku tregoi se e priste që do të ishte një ndeshje e vështirë. Kapiteni i Kombëtares nuk ka nguruar t’i thurë elozhe Cungut duke e quajtur mjeshtër të eliminatoreve.

“Cungu është një mjeshtër i eliminatorëve për ekipet shqiptare. Parashikimi ishte i duhur. E prisnim që do ishte ndeshje e vështirë. Që sot duhet të mendojmë për 90 minutshin tjetër dhe pse jo më shumë, varet si do shkojë ndeshja. Që sot do të përqendrohemi te ndeshja e ardhshme, të bëjmë sa më pak gabime. Do mundohemi të bëjmë më të mirën në fushën tonë. Kualifikimi i hapur? Në futboll është gjithçka e hapur, këtë ma ka treguar edhe eksperienca. Nuk mund të shprehem ndryshe.”, u shpreh Agolli.

Related posts

Milan-Inter/ Analizë dhe Statistika mbi Derbin magjik të Milanos

Q.Autor

YLLI SUEDEZ DO TË RINOVOJË ME MILAN/ Ja dita kur do të firmosë Ibrahimovic me “Kuqezinjtë”…

Delo.autor

HABIT/ Kandidati për t’u bërë president i Barcelonës me premtim të madh: Dua rikthimin e Guardiolës

Delo.autor

Leave a Comment