Futboll Sport

Akira Nishino: Belgjika favorite por japim gjithçka për të fituar

Trajneri i Japonisë, Akira Nishino ka pranuar se Belgjika është një nga favoritët për të fituar trofeun e Kupës së Botës, por pavarësisht kësaj është shprehur i bindur se skuadra e tij ka një tjetër mundësi për të shkuar larg.

“Ne kemi qenë këtu dy herë në të kaluarën, por kjo është e ndryshme, ne nuk kemi humbur shpresat ende për t’i shkruar deri në fund këtij kompeticioni. Lojtarët dhe stafi do të donin të krijonin diçka të madhe kundër Belgjikës.

“Në këto ndeshje lojtarët tanë ishin të lodhur, ata kishin dhënë maksimumin në fazën e grupeve, kjo është hera jonë e tretë në 16 skuadrat më të mira në glob dhe ne kemi qenë shumë taktik në qasjen tonë. Tani mund të jemi më agresiv, ne kemi frymën dhe mentalitetin për të fituar dhe mendoj se ne mund të krahasojmë Belgjikën mentalisht.

Loja është një sfidë e madhe, Belgjika është një armik i vështirë, ata janë ndër tre të parët në botë kështu që ne duhet të mendojmë shumë për mënyrën se si i sulmojmë.”-deklaroi Nishino në konferencën për shtyp përpara sfidës me kombëtaren belge.

Sfida mes Japonisë dhe Belgjikës do të luhet mbrëmjen e sotme duke nisur nga ora 20:00.

Related posts

REKORD/ Spektakël në Premier League, 4 gola për 6 minuta

Delo.autor

Champions League/ City shënon golin e parë ndaj Baselit

Q.Autor

MANCHESTER UNITED-VILLARREAL/ Solskjaer i beson dyshes së sulmit Sancho-Ronaldo (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment