Futboll Sport

Akuzoi politikën e Kroacisë, zbulohet autori i “letrës së Dalic”

Një letër e hapur, e supozuar të ishte publikuar nga trajneri i suksesshëm i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka gjeneruar një reaksion të madh në mbarë qytetin ballkanik, përpara se i gjithë ai emocion të shndërrohej më pas në konfuzion, kur u zbulua se gjithçka ishte një mashtrim. Më saktë, letra e hapur ekzistonte, por nuk kishte Dalic si autor të saj. Letra e publikuar nga media të ndryshme sulmonte klasën politike në Kroaci, ndaj të cilës gjoja Dalic drejtonte gishtin e fajësisë për situatën e keqe në atë që mund të konsiderohet si vendi më i varfër në Bashkimin Europian.

“Të gjithë futbollistët, i gjithë kontigjenti informon publikun se çmimi i fituar nga ecuria në Kupën e Botës në Rusi do të jepet për bamirësi në një fond special për fëmijët e Kroacisë. Ky fond do të financojë pushimet verore për fëmijët nga Kroacia, fëmijë që nuk kanë parë kurrë Detin Adriatik…”, shkruhej në letër, pavarësisht vijës bregdetare prej mijëra kilometrash që ka Kroacia.

Ndërkohë që vijonte me apelin e Dalic: “…Kjo është arsyeja pse unë i kërkoj të gjithë politikanëve dhe përfaqësuesve të pushtetit, që kanë udhëhequr këtë popull drejt ferrit të mizorisë dhe mungesës së shpresës, që të qëndrojnë larg nga përfaqësuesja kroate e futbollit, nuk jeni të mirëpritur në dhomat tona të zhveshjes, nuk duam foto me ju, as të shtrëngojmë duart”, vijonte letra ndër të tjera.

Por Igor Premuzic, autori i vërtetë i “letrës së Dalic” sqaroi për portalin kroat “Dnevno” se ai kishte imagjinuar një tekst për një univers paralel, të cilën e kishte shkruar ashtu si duhet të kishte bërë një sportist dhe patriot i vërtetë. Ai sqaroi se kur e kishte publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, të premten e 13 korrikut, media të ndryshme e kanë trasmetuar ditën tjetër, sikur ajo të ishte e Dalic, ndonëse autori kishte bërë të qartë se nuk ishte letër e trajnerit të Kroacisë. “Në fund të letrës kam nënshkruar si autor dhe kisha theksuar se Zlatko Dalic nuk e kishte shkruar atë. Eksperimenti dhe prezantimi i subjektit shfaqi rezultat interesant, duke dëshmuar se shumica as që e lexojnë tekstin”, deklaroi Premuzic.

Related posts

NUK U GRUMBULLUA NË KOMBËTARE/ Sulmuesi Tahiraj i dërgon “mesazh” Panuccit me një asist nga Kroacia (VIDEO)

Delo.autor

TMERROHEN TIFOZËT ZIKATËR/ Presidenti nuk i reziston tundimit, “tradhton” INTERIN pas ndeshjes (FOTO)

Isa.Autor

TRIUMFOJNË “ZIKALTËRIT” NË “SAN SIRO”/ Dyshja Perisiç-Politano mposht Chievon dhe rimerr vendin e tretë

Delo.autor

Leave a Comment