Futboll Seria A Sport

ARRIHET AKORDI/ Milan pranon huazimin me të drejtë shitjeje për sulmuesin

Transferimi i Nikola Kalinic në Atletico Madrid nga Milani është bërë praktikisht. Sulmuesi kroat prej disa ditësh ishte lidhur me një kalim në Spanjë, me klubet që nuk kishin gjetur akoma marrëveshjen. Tani raportet në Spanjë sugjerojnë se transferimi i tij është çështje orësh. Sulmuesi u bashkua me kuqezinjtë nga Fiorentina verën e kaluar për 25 milionë euro, por ai nuk arriti të linte gjurmë edhe pse erdhi me petkun e një golashënuesi. Ai arriti të shënojë vetëm gjashtë gola gjatë gjithë sezonit. Për t’i bërë gjërat më keq, ai u dërgua në shtëpi nga trajneri i Kroacisë, pasi refuzoi të hynte në fushë si zëvendësues në ndeshjen ndaj Nigerisë dhe ndeshjet e tjera duhej t’i shikonte nga shtëpia, pasi shokët e tij arritën në finale. “Marca” raporton se kuqezinjtë kanë arritur një marrëveshje me drejtuesit e Atletico Madrid për Kalinic, një huazim me një detyrim për ta blerë në fund të sezonit për shumën e 18 milionë eurove.

Një shifër e kënaqshme edhe pse nga kjo lëvizje “Djalli” ka humbur rreth 7 milionë euro, plus rrogën e lojtarit për një edicion. Sulmuesi tani është i gatshëm të fluturojë në Spanjë për të përfunduar këtë veprim, me Milanin që potencialisht do të finalizonte marrëveshjen edhe në varësi të asaj se sa paguan Atletico Madrid për huazimin. Gjithsesi mundësitë më të madha janë që marrëveshja të finalizohet me Milanin që kërkon ta largojë sa më parë kroatin. Pas Kalinic, Milani pritet të shesë edhe sulmuesin tjetër Carlos Bacca, apo edhe André Silva. Paratë që do të grumbullohen nga shitjet do të shpenzohen për një sulmes të madh dhe dëshira e kuqezinjve është Álvaro Morata.

Related posts

Golat si Moçka janë në modë, shikoni çfarë bën portieri që ka fiksim Reali…

Q.Autor

Modric beson në besëtytni: Nëse të ndodh kjo, eliminohesh nga Botërori!

Isa.Autor

FESTOI DITËLINDJEN/ Erion Braçe ka një urim të veçantë për Bathën: Nuk të takova kurrë, por…

Delo.autor

Leave a Comment