Futboll Sport

BEFASON Tite/ “Neymar është shembull i KEQ për fëmijët, edhe për djalin tim…

Neymar Júnior ka qenë në mes të furtunës dhe në këtë Kupë Bote nuk mund të ndodhte ndryshe. Sërish objektiv i debatevepër shkak të lojës së brazilianit, kritikat e këtyre ditëve kanë qenë të mbushura me komente dhe diskutime në lidhje me minutazhin e lartë që Neymar shpenzon i shtrirë në fushë, ose duke pretenduar se është objekt i ndërhyrjeve të gabuara, për shkak të lojës së tij dribluese që nuk pëlqehet nga të gjithë. Në këtë aspekt, një studim i zhvilluar nga RTS Sports ka zbuluar se ylli brazilian ka kaluar deri tani 14 minuta i shtrirë në fushë gjatë Kupës së Botës që po zhvillohet në Rusi.

Madje, edhe trajneri i tij aktual Adenor Baçhi ‘Tite’, në vitin 2012 ka kritikuar sjelljen e tij. “Të fitosh ose të humbësh është pjesë e lojës, por të shtiresh dhe të përpiqesh të përfitosh nuk është pjesë e lojës. Ai është një shembull i keq për fëmijët, për djalin tim, për ata që shohin këtë dhe mendojnë se është mirë të përfitosh ndaj të tjerëve”, deklaronte Tite pas një përballje mes Corinthians dhe Santos, kur të dy ishin kundërshtarë ndaj njëri-tjetrit. Në atë ndeshje Neymar u akuzua për simulimin e një dëmtimi dhe Tite u përgjigj me një gjykim dhe vlerësim të ashpër.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Flamurtari-Tirana. Rezultati 0-1

Delo.autor

TIFOZËT “DJEGIN” STADIUMIN/ Derbi i kryeqytetit, spektakli vjen në tribuna, ndërpritet ndeshja

F.autor

PLAS PAS PËRFUNIDMIT TË NDESHJES/ Shpërthen sherri masiv në Milan-Lazio në “San Siro” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment