Futboll Sport

Belgjika, Martinez: Ndaj Francës kemi një shans UNIK dhe duam ta…

Mungojnë vetëm pak orë nga fillimi i gjysmëfinales së parë të Kupës së Botës. Të martën Franca e Deschamps do të përballet me Belgjikën, një nga surprizat e Kupës së Botës. Në prag të sfidës kundër transalpinëve, trajneri i përfaqësueses belge, Roberto Martinez komentoi përgatitjet e Belgjikës për sfidën.

“Kemi një shans unik dhe duam ta shfrytëzojmë. Në dy vitet e fundit kemi punuar shumë fort për tu bërë më të mirët në nivel ndërkombëtar dhe të gjithë futbollistët e përfshirë kanë kontribuar për të mbërritur deri këtu. Duam që futbolli belg të jetë krenar”. Ishin këto fjalët e trajnerit Martinez që ka shpenzuar edhe disa fjalë për paraardhësin e tij Marc Wilmots: “Wilmots ishte thelbësor për ndërtimin e këtij grupi”.

Related posts

E BUJSHME/ Lazio po kërkon ta shesë Muriqin, sipas mediave italiane

Delo.autor

Starova: Panuçi ka bërë formacion për vete, vetëm për të mos…

Isa.Autor

REKORDI MË I ZI NË LA LIGA/ Ja si u “SHKRETUA” Real Madridi nga Ronaldo

Delo.autor

Leave a Comment