Futboll Sport

Bëri histori me Rusinë, trajneri merr “bekimin” nga Federata Ruse (FOTO)

Merita për paraqitjen mbresëlënëse të Rusisë në Kupën e Botës i shkon përveç lojtarëve dhe teknikut Stanislav Cherchesov.

Për arritjen në midis 8 më të mirave të botës, Federata Ruse e Futbollit e ka “shpërblyer” 53-vjeçarin duke i ofruar rinovim kontrate dhe për dy vite të tjera. Cherchesov e mori stolin e Rusisë menjëherë pas skualifikimit në grupe në kampionatin europian EURO 2016.

Rusia doli jashtë Botërorit vetëm pasi u mposht nga Kroacia në gjuajtjet e 11-metërshave. Çerekfinalet ishte rezultati i dytë më i mirë për përfaqësuesen e Rusisë që nga Kupa e Botës së 1966 ku arriti në gjysmëfinale.

Related posts

“PËRBINDËSHI” VAZHDON STËRVITJET NË KARANTINË/ Ronaldo tregon rezultatin pas stërvitjes rraskapitëse (FOTO)

Delo.autor

Vinicius Junior njihet me “Santiago Bernabeun”

Delo.autor

Muaj pa u grumbulluar, Kaçe mesazh Panuçit: Dua të kthehem në Kombëtare!

Sadik.Autor

Leave a Comment