Futboll Sport

CHAMPIONS CUP/ Mourinjo shpërthen: Pse PAGUANI për të parë këto NDESHJE KOTI

International Champi ons Cup” nuk duhet marrë seriozisht. Është ky verdikti i Zhoze Murinjos, ndoshta i diktuar edhe prej humbjes 4-1 ndaj Liverpulit përballë 100 mijë spektatorëve në Miçigan. Dhe tekniku portugez ka për të gjithë, duke e nisur vrerin e tij fillimisht me turneun. “Atmosfera është e mrekullueshme, por nëse do të isha në vend të publikut, nuk do t’i shpenzoja paratë e mia për të parë të luajnë këto skuadra”, tha në konferencën për shtyp.

“Humbja e një formacioni C nuk më ka mësuar asgjë. Ne jemi këtu për të përmirësuar skuadrën. Aleksis Sançez është i vetmi sulmues i disponueshëm dhe i gjori ai provon që të bëjë më të mirën…” Penalltinë e parë të Liverpulit luzitani e shoqëroi me protesta dhe në shënjestrën e 55-vjeçarit përfundojnë edhe arbitrat:

“Janë thërritur nga federata e bejsbollit dhe ndoshta kanë menduar se ishte një ndeshje bejsbolli, por në fund e panë veten në një ndeshje futbolli. Ishte argëtuese. Pasioni i disa amerikanëve për futbollin meriton më të mirën. Meritojnë të shohin skuadrat më të mira. Është cilësia ajo që krijon pasionin. Pas Kupës së Botës nuk ka respekt për klubet dhe lojtarët kanë nevojë për një pushim”.

MERKATO – Në pritje të një qendërmbrojtësi, portugezi sulmoi edhe drejtuesit e klubit që të shpejtojnë në bisedime, sepse ditët e merkatos kanë nisur numërimin mbrapsht. “Do të më pëlqente të kisha edhe dy lojtarë të tjerë. Mendoj se nuk do të kem dy, por vetëm një. Dhe për këtë një, unë i kam dhënë një listë klubit me 5 emra që disa muaj më parë dhe po pres nëse do jetë e mundur të kem një nga këta futbollistë. Nëse do të jetë e mundur, në të kundërt do të vazhdojmë të luftojmë, punojmë dhe besojmë te lojtarët që kemi”.

jose-mourinho-manchester-united_1qyfrcl8nyu341eodrhr3e5lrg

VALENCIA DHE MARSIAL – Pastaj është radha e Antonio Valencias dhe Antonio Marsialit për të përfunduar në dushin e ftohtë të menaxherit të tyre. Sulmuesi francez ishte titullar në dy ndeshjet e para të Junajtid gjatë turit amerikan përpara se të largohej, për shkak se u bë baba për herë të dytë. Fillimisht, Mou nuk ishte aspak i lumtur që ai u largua dhe tani mendon se duhet të ishte rikthyer më shpejt. Trajneri është i pakënaqur edhe nga forma me të cilën Valencia është rikthyer në ekip: “Ne luajmë kundër Realit të Madridit dhe nuk kemi më shumë lojtarë seç kemi në dispozicion.

Valencia vjen nga pushimet, mendoj se kanë qenë pushime shumë të zgjatura për të. Gjendja e tij fizike nuk ishte e mirë kur u rikthye dhe pastaj erdhi dëmtimi dhe largimi. Marsial priti fëmijën dhe pasi ai lindi, një bebe e bukur, plot shëndet falë Zotit, ai duhet të ishte këtu, por nuk është këtu. Kështu që kemi Sançezin dhe Matën, të cilët luajnë çdo minutë të çdo ndeshjeje dhe tani do të përballemi me Realin e Madridit dhe pastaj Bajernin e Mynihut.

Pas tyre nis sezoni ynë”. Dhe në fund, një thirrje të tjerëve që t’i bashkohen sa më shpejtë skuadrës: “Djemtë i merituan pushimet, por uroj të jenë kujdesur për veten e tyre dhe bëjnë atë që do bëjnë Rashford dhe Xhons, që është të rikthehen pak më herët dhe përpiqen të ndihmojnë skuadrën, sepse në fillim të sezonit do të jemi në telashe. Shumica e lojtarëve që kanë luajtur në këto ndeshje nuk do të luajnë, disa prej tyre nuk do të jenë as pjesë e skuadrës”.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Inter-Sassuolo. Rezultati 0-2

Delo.autor

PRAPASKENA/ Aliji pa ekip: Mbrojtësi kuqezi refuzon Izraelin për një arsye BEFASUESE

Isa.Autor

Jose Mourinho bind Gareth Bale të shkojë tek United

Sadik.Autor

Leave a Comment