Futboll Premier League Sport

Chelsea blindon Kante/ Klubi i ofron kontratë më të mirë se ajo e Hazard

Kërkohet nga skuadrat më të mëdha të Europës, por duket se e ardhmja e N’Golo Kante do të jetë sërish premier League dhe skuadra e Chelsea. Kampioni i botës me Francën është një lojtar fjalëpak, puna e të cilit nuk duket shumë në fushën e lojës, por është e rëndësishme në skemat e skuadrës, ndaj dhe trajneri Maurizio Sarri ka vendosur që të mos e lërë të lirë.

Sipas “Times”, trajneri italian i ka kërkuar presidentit Roman Abramovich që lojtari të mos largohet, por të qëndrojë te Chelsea edhe sezonin e ardhshëm. Për këtë arsye, drejtuesit e “bluve” të Londrës kanë gati ofertën e re, shumë herë më të mirë se ajo aktuale, madje bëhet fjalë për një rinovim përrallor për Kante.

Mediat britanike konfirmojnë se për mesfushorin francez është gati një ofertë prej 17 milionë eurosh në sezon, për 5 vitet e ardhshme, një shumë që është më e lartë edhe se ajo e belgut Eden Hazard. Kjo kontratë e re pritet që të largojë skuadrat që synojnë të marrin Kante, duke konfirmuar kështu qëndrimin e tij te Chelsea edhe sezonin tjetër.

Related posts

Deshamp publikon listën provizore, mungojnë 2 “yje” (FOTO)

Sadik.Autor

PREMIER LEAGUE/ Chelsea merr fitoren e parë në shtëpi, Tottenham tregon forcën

Delo.autor

PËRZGJIDHET NDESHJA TESTUESE/ Femrat do të shkelin të parat barin e “Arenës Kombëtare” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment