Futboll Sport

City mendon seriozisht për Pjanicin

A do të qëndrojë Miralem Pjanic në Torino, apo e ardhmja e tij do të jetë larg Juventusit? Kjo është pyetja që turbullon ambientin bardhezi dhe që kërkon një përgjigje të shpejtë. Mesfushori boshnjak është në dilemë nëse duhet të provojë ta fitojë Champions League-n me Ronaldon, pikërisht në Torino, apo të transferohet në Premier League, ku do të përfitonte më shumë para.

Manchester City tashmë ka dalë zbuluar. Skuadra që drejtohet nga Pep Guardiola ofron 100 milionë euro për kartonin e futbollistit, që do të kishte një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon. Këto shifra janë sugjestionuese si për Juventusin ashtu edhe për mesfushorin.

Për momentin, Pjanic është në listën e futbollistëve të pashitshëm të Allegrit, por nëse ai ka dëshirë të largohet, askush nuk do ta pengojë. 100 milionë euro nuk janë pak për bardhezinjtë, pasi të njëjtën shifër kanë shpenzuar për kartonin e Cristiano Ronaldos.

Mësohet se Pep Guardiola ka patur një bisedë telefonike me 28-vjeçarin, të cilën e ka shfrytëzuar për t’i treguar se sa shumë e vlerëson. Por përtej konsideratës së Guardiolës vlen oferta e City-t. 8 milionë euro në sezon tek Juventusi nuk i përfiton as Gonzalo Higuain.

Nëse do të zgjasë kontratën me bardhezinjtë, Pjanic mund të arketojë maksimumi 6 milionë euro në sezon. Diferenca është e ndjeshme ndaj mesfushori do të vlerësojë me shumë kujdes ofertën e Citizens gjatë turneut International Champions Cup.

Related posts

DITË PREZANTIMESH/ Partizani dhe Vllaznia zbulojnë trajnerët e rinj në të njëjtën orë

Delo.autor

SFIDA NDAJ SHERIF TIRASPOL PËR CHAMPIONS/ Kapiteni Arapi: E kemi përgatitur ndeshjen siç duhet, por…

Delo.autor

INTERI nuk e harron Parmën, 3 vjet më parë një SHQIPTAR e gjunjëzoi në “San Siro”

Isa.Autor

Leave a Comment