Futboll La Liga Sport

ÇMENDET PEREZ/ Real Madrid me “plan B”, gati shifra e majme për sulmuesin e njohur

Real Madrid është prej ditësh në kërkime intensive për zëvendësuesin e Kristiano Ronaldos, me belgun e Chelsea-t Eden Hazard që tashmë është vënë në plan të parë.

Por duke parë që tratativat me londinezët pritet të jenë shumë të komplikuara, madrilenët nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur ditën e sotme se presidenti Florentino Perez po përgatit një ofertë marramendëse për sulmuesin e Bajernit Robert Levandovski.

Bavarezët nuk kanë ndërmend të privohen nga shërbimet e polakut, por një shifër prej 90 milionë Euro mund të ndryshojë situatën. Gjithsesi klubi gjerman ka bërë të ditur se nuk e shet lojtarin për më pak se 130 milionë Euro.

Related posts

24 FITORE NË 25 JAVË/ Ja rekordi që vendos Liverpool në futbollin anglez

Delo.autor

Mino Raiola takohet me drejtuesit e Romës, për transferimin e Mario Balotelli në “Olimpico”

Sadik.Autor

U LARGUA NGA STOLI I JUVENTUS/ Nisin kontaktet me Allegrin rivalët e Liverpool…

Delo.autor

Leave a Comment