Futboll Sport

ÇMENDURIA E PSG/ Klubi francez i ofron… milionë euro në sezon Neymarit

Pasi ka humbur Cristiano Ronaldon, Real Madrid është tashmë në gjueti për një figurë që të mbushë boshllëkun e lënë nga portugezi, për prestigj dhe popullaritet, emri që qëndron në krye të listës së klubit “Los Blancos” është pikërisht ai i brazilianit Neymar. Një fakt shumë mirë i njohur edhe nga Paris Saint Germain që ka nisur që tani kontaktet me menaxherin dhe përfaqësuesit e tjetë të numit 10 të Brazilit. Në tentativën më të fundit, PSG është shprehur i gatshëm të rishikojë pagesën vjetore të brazilianit, për ta rritur ndjeshëm pagesën vjetore të Neymar, nga 37 milionë euro që përfiton aktualisht në plot 50 milionë që do ta barazonin gati me Leo Messi dhe do të heshte sirenat nga Madridi.

Referuar asaj që raporton “AS”, Neymar i mbërriturte PSG verën e kaluar për transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit botëror, plot 222 milionë euro, me PSG që ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, me skadencë në qershor të vitit 2022. Një kontratë që nuk parashikon asnjë klauzolë transferimi. Kështu, Real Madrid synon që të jetë ai që do të fitojë këtë garë për Neymar. Nëse kjo strategji do të dështonte, atëherë sipas “AS”, Real Madrid ka mejnjëherë një plan B që quhet Kylian Mbappe. Është shtatë vjet më i ri. Shtatë vjet më i ri se Neymar, dhe teorikisht duhet të kushtojë më pak, vetëm në rast se Franca e tij nuk shpallet kampione bote.

Related posts

ZIDANE JEP DRITËN JESHILE/ Talenti francez drejt Real Madridit për 50 milionë euro (EMRI)

Delo.autor

Ylli i Tottenhamit zëvendëson Rakiticin

Q.Autor

YLLI FRANCEZ DËSHIRON LARGIMIN/ Mbappe vendos të ardhmen, PSG shtanget nga sulmuesi

Delo.autor

Leave a Comment