Futboll Seria A Sport

CONTE TEK MILAN/ Presidenti SCARONI qartëson situatën me një telefonatë

Për tifozët e Milanit është shtuar paqartësia me afrimet e shumta në klub në postet drejtuese. Në mediet italiane është shkruar shumë për largimin e trajnerit Genaro Gattuso dhe vendosjen në vend të tij të trajnerit Antonio Conte.

Realisht, Conte nuk është një emër i ri. Ka gati një sezon që në selinë kuqezi emri i tij përmendet për t’u ulur në stol. Në lidhje me një transferim të mundshëm, me anë të një telefonate, presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, sqaroi gjithçka dhe solli qetësinë. Numri 1 i klubit e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të largojë trajnerin aktual Gattuso nga detyra.

Vetë tekniku ka qenë i shqetësuar për të ardhmen e tij.

E kjo është vënë re nga drejtuesit e tjerë, të cilët kanë vënë në dijeni numrin 1 të klubit. Por Scaroni sipas “Milannews.it” telefonoi menjëherë teknikun, i cili ndodhet në ShBA, ku skuadra do të marrë pjesë në një turne dhe i uroi atij fat për sfidat e radhës.

Midis të dyve do të zhvillohet një takim kur ai të kthehet në Itali, por presidenti i “Djallit” ia bëri të qartë se Gattuso është pjesë thelbësore e ekipit.

Related posts

NUK U GRUMBULLUA TEK FRANCA/ Milan jep lajmin e keq, ylli Giroud rezulton pozitiv me COVID-19

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA HOLANDA/ Juventus arrin akordin, ja kur do të prezantohet De Ligt…

Delo.autor

FITORE E MERITUAR/ Barcelona mposht Valladolid në frymën e fundit falë golit të Dembele

Delo.autor

Leave a Comment