Futboll Sport

Dalic i dëshpëruar: “Kroaci krenare, ajo penallti nuk akordohej…!”

Kroacia nuk kishte më assgjë më shumë për të bërë. Gjatë finales së Kupës së Botës, skuadra e udhëhequr nga Dalic u mposht nga Franca, që u imponua me rezultatin 4-2 ndaj ekipit përfaqësues të Ballkanit. Në përfundim të ndeshjes, trajneri i përfaqësueses së Kroacisë, deklaroi: “I thash futbollistëve të mi që të dalin me kokën lart. Duhet të jenë krenarë për atë që kanë bërë në këtë Kampionat Botëror. Mënyrë në të cilën kemi luajtur dhe në të cilën jemi përmirësuar gjatë turneut është fantastike”.

“Kemi dëshmuar futboll të madh dhe dinjitet të madh. Penalltia? Nuk kam komentuar kurrë një arbitrim, por më lejoni të them se nuk mund të akordohet një penallti e tillë, gjatë një finale të Kupës së Botës. Nuk dua të bëj polemikë, është vetëm një opinion i imi. Jam i lumtur për çmimin që iu dha Modric, sigurisht ishte i merituar për atë që shfaqi. Urime francezëve për titullin, por ne duhet të jemi krenarë”, përfundoi Dalic.

Related posts

PAS FITORES NDAJ VENEZIA-S/ Pioli: Bashkohem me Allegrin, Interi favorit

Delo.autor

PRAPASKENAT PËR ÇËSHTJEN “ÇINARI”/ Partizani me avokatë francezë për të hequr dënimin. Ja kur pritet të zgjidhet në KAS

Delo.autor

JEP “DIVORCIN” ME NICEN/ Ja skuadra ku Balotelli do të transferohet…

Delo.autor

Leave a Comment