Futboll Sport

De Rossi ZBULON trajnerin që e bëri të punonte ndryshe

Daniele De Rossi shprehet se ish-trajneri i tij te Italia e bëri të punonte ndryshe.

Pas një sezoni të dobët 2014/15, u duk sikur do të shkonte në MLS por që prej atij momenti është rikthyer në nivele të larta me Roma-n, dhe meritat për këtë i ka Conte.

“Disa momente më kanë ndryshuar, së pari ai me Antonio Conte-n,” ijon ai për Roma TV.

“Ai t’i thotë gjërat në fytyrë dhe të vëzhgon me vëmendje në stërvitje. Me të fillova të punoja ndryshe.

“Në moshën 34-vjeçare, ai nuk më tha se duhet të vrapoja më pak se të tjerët. Shikoni LeBron James, ai bën gjëra më të mëdha se kur ishte i ri.

“Kemi filluar përgatitjet për sezonin e ri. Kanë ardhur disa fytyra të reja. Pastore? E pëlqej, është një djalë i mbarë. Duhet t’i japim kohë të përshtatet.”

Related posts

(VIDEO) Manchester City shënon golin e dytë, Aguero realizon “dopietën”

Q.Autor

“EURO 2020″/ Fitore spektakole, Gjermania tregon forcën dhe mposht me “POKER” Portugalinë

Delo.autor

Rooney këshillon United: Ja në cilin pozicion duhet të luajë Pogba

Q.Autor

Leave a Comment