Futboll La Liga Sport

Deklarata surprizë/ Ja vendimi i fundit i Ronaldos në lidhje me të ardhmen 

Ndërkohë që e gjithë bota pret të mësojë se kur Cristiano Ronaldo do tëbtransferohet te Juventusi vgjen deklarata e papritur e Luka Modric, shokut të skuadrës së CR7 te Reali, që thotë se sulmuesi portugez nuk do të largohet. Ylli i kombëtares kroate, i kualifikuar për në gjysmëfinalet e Kupës së Botës “Rusi 201i8”, shprehet: “Të shohim se çfarë do të ndodhë, por personalisht besoj se Ronaldo nuk do të largohet nga Reali. Do të më pëlqente shumë që ai të qëndronte, pasi është lojtari më i mirë në botë”, tha Modric.

Më tej, mesfushori i skuadrës “merengues”, shton: “Ai është një lojtar që ka shumë rëndësi për ekipin tonë dhe do të ishte fantastike nëse qëndron. Por opinion im është se në fund, pas gjithë kësaj rrëmuje, do të qëndrojë në Madrid. Sinqerisht, as unë dhe asnjë tjetër nuk ka dëshirë ta shohë me fanellën e një skuadre tjetër. Mund t’ju them se gjatë këtyre ditëve kam biseduar me Ronaldo…”, u shpreh Modric, që me Kroacinë e tij do të luajë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës ndaj Anglisë, më datën 11 korrik.

Related posts

Atletico Madrid ka dy prioritete në merkato: Gelson Martins dhe sulmuesin e Milanit

Isa.Autor

21-VJEÇARI VAZHDON TË SHKËLQEJË TEK MILAN/ Mesfushori Benaser ka “harruar” kartonët

Delo.autor

Plot stil dhe fashion nga Barcelona/ Katalanasit 100 milionë paund shpenzime për…

Isa.Autor

Leave a Comment