Futboll Sport

Deschamps: Jam krenar, tani jemi në majën e botës për katër vite

Pas finales së humbur dy vite më parë ndaj Portugalisë në Euro 2016, Didier Deschamps arrin të triumfojë në Kupën e Botës 2018.

Ishte një fitore e merituar e Francës, që ka mposhtur Kroacinë në Kupën e Botës me rezultatin 4-2. Dhe një meritë të madhe ka edhe trajneri, ish-kampion bote më 1998.

“Është një ndjesi e bukur. Ia kemi dalë mbanë. Skuadra ka kualitet të madh, si mendërisht ashtu edhe teknikisht.

“Jemi rritur shumë, por nuk ka qenë aspak e lehtë. Kemi punuar shumë, kemi kaluar vështirësitë e shumta dhe jemi shpërblyer.

“Para dy viteve na ka lënduar shumë ajo humbje në finale, por edhe na ka ndihmuar.

“Tani jemi në majën e botës për katër vitet e ardhshme.

“Unë si Beckenbauer dhe Zagallo? Jam shumë krenar, por rëndësi ka që fituam Kupën.

 

Related posts

“TI JE M*T, DALIM JASHTË K*RVË”/ Sherri Ibrahimovic-Lukaku, dalin në dritë ofendime të reja. Prokurori federal nis hetimet

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIM NË MBROJTJE/ Chelsea ka gati 30 milionë euro për lojtarin e “Bavarezëve”

Delo.autor

“FAT TË MBARË BIRI IM”/ Urimi i Van Persie për yllin e Barcelonës çmend rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment