Futboll Sport

Deshamps: Jemi mes më të mirëve, por na mungojë përvoja

“Jemi krenarë dhe të lumtur, pasi e kemi merituar të jemi këtu ku kemi arritur deri më tani”, ka deklaruar Didier Deschamps pas fitores 2-0 që Franca arriti ndaj Uruguajit, në çerekfinalet e Kupës së Botës “Rusi 2018”. “Ndaj Argjentinës rritëm një fitore të madhe, por ndaj Uruguajit e kemi rritur edhe më shumë nivelin e lojës tonë. Na mungon përvoja, këtë gjë e kemi parë disa herë në këtë turne, por ky ekip luan me shpirt”, u shpreh më tej trajneri i “gjelave”, që u kualifikua për në gjysmëfinalet e Botërorit.

Më tej, Deschamps tha: “Jemi mes skuadrave më të mira në botë, ndaj jam krenar për këtë skuadër. Nuk ishte e lehtë të përgatiteshe për këtë ndeshje, pas fitores fantastike ndaj Argjentinës. Jam krenar që jam francez. Sido që të shkojë, ky Botëror nuk do të jetë aspak një falimentim për Francës. Tani përgatitemi për rivalin e radhës, kushdo qoftë ai. E rëndësishme ishte që ndaj Uruguajit nuk patëm asnjë dëmtim dhe të skualifikuar për kartona, ndërkohë që rikuperojmë edhe Matuidi”, tha Deschamps.

Related posts

Përplasja Ozil-Hënes/ Agjenti i lojtarit i kthen përgjigje të ASHPË gjermanit…

Isa.Autor

AL KHELAIFIT I SOSET DURIMI/ PSG nxjerr në shitje yjet. Neymar-Messi bëjnë gati “valixhet”

F.autor

Coutinho shënon golin e parë ndaj Deportivo La Coruna (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment