Futboll Sport

Dikur pjesë e kombëtares dhe Flamurtarit, tani zyrtarizohet tek klubi i madh francez

Bachana Tskhadadze është një emër i njohur në Shqipëri, pasi ka provuar të luajë për një kohë të shkurtër me Flamurtarin. Në Vlorë gjërat nuk shkonin mirë gjatë asaj periudhe, pasi kishte probleme me pagesat dhe gjeorgjiani vendosi të largohej nga vlonjatët si shumë lojtarë të tjerë. Para se t’i bashkohej kuqezinjve kishe qenë pjesë e Inter Baku (tani quhet Kesla) në Azerbajxhan dhe nuk është se kishte bërë keq. Jo vetëm kaq, por Tskhadadze ishte edhe pjesë e kombëtares së Gjeorgjisë.

Nga Flamurtari u largua në janar të vitit 2016 dhe prej atëherë ai nuk ka shënuar asnjë gol në kampionat, teksa është aktivizuar me Lokomotivi Tbilisi, Samtredia dhe Chikhura. Në Vlorë pat shënuar katër gola në 11 ndeshje dhe prej atëherë gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë. Para pak ditësh ai njoftoi mbylljen e bashkëpunimit me Chikhura dhe tanimë do të nisë një eksperiencë të re në Francë me SC Bastia.

Gjithçka është zyrtare dhe nuk është se bëhet fjalë për ndonjë hap të madh në karrierë, pasi klubi francez garon në National 3 (kategoria e pestë). SC Bastia është një klub 113-vjeçar dhe ka arritur të fitojë Kupën në Francë në vitin 1981, ndërsa tre vite më parë kishte bërë mirë edhe në Europë, duke shkuar deri në finalen e Kupës UEFA, ku u mundën nga holandezët e PSV Eindhoven. Tanimë nuk po kalojnë momente të mira, por shpresojnë që gradualisht të ngjitin kategoritë dhe për këtë e kanë afruar në ekip edhe Bachana Tskhadadze, i cili ka një eksperiencë të madhe.

Related posts

LIVE/ Përfundon pjesa e parë, Real Madridi bie në “Bernabeu”

Delo.autor

GEORGINA RODRIGUEZ MË SEKSI SE KURRË/ Partnerja e Ronaldos mahnit fansat me linjat e saj

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Neymar po kërkon shtëpi në Barcelonë, ja shkaku kryesor

Delo.autor

Leave a Comment