Futboll Gossip Sport

DIMESIONET E BOTËRORIT/ Justin Timberlake ndryshon orarin e koncertit për Anglinë

Ylli amerikan i muzikës Justin Timberlake ka reaguar pas kalimit të Anglisë në gjysmëfinale. Tumberlake do të dalë në skenë në orën 21:00 në O2-Arena të Londrës. Kjo për shkak se në orën 19:00 në Angli luhet gjysmëfinalja e madhe mes Tre Luanëve dhe Kroacisë në Moskë.

Kështu që do të ketë një surprizë, salla do të jetë e hapur në orën 18:30, dhe shikuesit do të jenë në gjendje të shohin ndeshjen së bashku. Timberlake e konfirmoi nëpërmjet Twitter-it këtë lajm, duke shtuar në fund: “It’s coming home.”

Edhe në koncertin e Jay Z dhe Beyonce që do të zhvillohet në Paris ditën e diel të finales do të shfaqet ndeshja në sallën e koncertit.

Ata do ta bëjnë shfaqjen në Stade de France dhe do ta shfaqin ndeshjen në ekranet e mëdhenj të stadiumit.

Related posts

REALI dhe BARÇA dështuan/ Gjiganti anglez nuk kursen milionat për “yllin” danez

Isa.Autor

VIDEO/ Gol i gjithi shqiptar, Valon Ethemi gjen sërish rrugën e rrjetës në elitën e Turqisë

F.autor

MENDON PËR TË ARDHMEN E TALENTIT TË REALIT/ Neymar thur elozhe: Ky lojtar do të fitojë “Topin e Artë”…

Delo.autor

Leave a Comment