Futboll Gossip Sport

DIMESIONET E BOTËRORIT/ Justin Timberlake ndryshon orarin e koncertit për Anglinë

Ylli amerikan i muzikës Justin Timberlake ka reaguar pas kalimit të Anglisë në gjysmëfinale. Tumberlake do të dalë në skenë në orën 21:00 në O2-Arena të Londrës. Kjo për shkak se në orën 19:00 në Angli luhet gjysmëfinalja e madhe mes Tre Luanëve dhe Kroacisë në Moskë.

Kështu që do të ketë një surprizë, salla do të jetë e hapur në orën 18:30, dhe shikuesit do të jenë në gjendje të shohin ndeshjen së bashku. Timberlake e konfirmoi nëpërmjet Twitter-it këtë lajm, duke shtuar në fund: “It’s coming home.”

Edhe në koncertin e Jay Z dhe Beyonce që do të zhvillohet në Paris ditën e diel të finales do të shfaqet ndeshja në sallën e koncertit.

Ata do ta bëjnë shfaqjen në Stade de France dhe do ta shfaqin ndeshjen në ekranet e mëdhenj të stadiumit.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Tottenham hidhet në sulm, gati 60 milionë euro për yllin e Serisë A…

Delo.autor

DHUNË NË FUTBOLLIN GREK, Olympiakosi akuzon policinë për reagimin

Isa.Autor

NATIONS LEAGUE/ Dy ndeshje me Tiranën, futbollisti thirret në kombëtare (EMRI)

Delo.autor

Leave a Comment