Futboll Sport

DUAN SUPERLIGËN/ Një kompleks modern për qytetin e Ballshit, mallakastriotët në festë (FOTO)

Në qytetin e Bylisit është organizuar një ceremoni modeste nga ana e presidentit të klubit të Bylisit, Besnik Kapllanaj i cili ka inauguruar kompleksin stërvitor “Bylis”.

Një impiant modern që do të ndihmojë ekipin mallakastriot për të rritur talente, por edhe për të argëtuar fëmijët. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar në facebook, bëhet e ditur:

“Kompleksi Stërvitor “BYLIS”

Inaugurohet Kompleksi Stërvitor “BYLIS” në qendër të qytetit!

Sot, në orën 10:30, kreu i Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj në praninë e zyrtarëve të USAID dhe Federatës Shqiptare të Futbollit kanë bërë inaugurimin e Kompleksit Stërvitor “BYLIS” që ndodhet në qendër të qytetit të Ballshit.

Ky kompleks sportiv, i cili do t’i vijë në ndihmë ekipit të Bylisit për të rritur talente, por edhe për argëtimin e fëmijëve në këndin e bërë posaçërisht për ta, ka hapur sot dyert për të ardhmen!

Nga nesër nis dhe stërvitja e ekipit të parë të Bylisit, e cila do të zhvillohet po në këtë kompleks. Çdo gjë do të jetë gati për Bylisin e Superiores. Nuk do ngurrojmë t’iu tregojmë dhe blerjet e reja!

Na prisni, po vijmë më të fortë në Superiore!”, përfundon lajmërimi i klubit mallakastriot.

Related posts

PAS FITORES ME WATFORD/ Sarri kritikon ekipin: Në fillim ishim të lodhur fizikisht dhe mendërisht, më pas…

Delo.autor

RIKTHEHET PROTAGONIST NË KAMPIONATIN HOLANDEZ/ Ylli Broja “rrëmben” skenën me gol dhe asist tek Vitese (VIDEO)

Delo.autor

Belgjika thellon shifrat kundër Panamasë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment