Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ BARCELONA hidhet në sulm për FRANCEZIN, merr një ”asist” nga…

Paul Pogba është shndërruar në emrin më të përfolur të kohëve të fundit. Kampioni i botës duket se nuk i ka punët mirë te Manchester United dhe përshërbimet e tij janë vënë në lëvizje skuadrat më të mëdha të Europës.

E me sa duket Barcelona është futur fuqimisht në garë për francezin, pasi Valverde kërkon një mesfushor të nivelit të lartë dhe ai i përmbush të gjitha kushtet për të qenë një prej lotjarëve më të rëndësishëm të klubit katalanas.

Pavarësisht kritikave që ka marrë gjatë sezonit me United, Pogba shkëlqeu në Kupën e Botës me Francën dhe Barcelona është duke menduar seriozisht për të bërë një ofertë tepër joshëse te United. Edhe Juventus është përfolur si i interesuar për ta rikthyer, duke përdorur përveç parave edhe Cristiano Ronaldon, poër gjithsesi duke qenë se e ka provuar një herë të luajë për bardhezinjtë, Pogba mund të jetë i tunduar për një sfidë të re, e ku më mirë se “Camp Nou” për këtë gjë.

 

Mediet spanjolle madje shkruajnë se ai preferon të luajë krah Messit dhe kjo i jep Barcelonës një epërsi ndaj skuadrave të tjera që mund të jenë të interesuara. Çmimi që Manchester United mund t’i vërë lojtarit është te rreth 150 milionë Euro, një shifër e lartë për katalansit që me siguri do të përpiqen ta negociojnë.

Dhe si për ironi të fatit, për të lehtësuar kalimin mund të ketë ndihmuar edhe vetë trajneri i Untied, Jose Mourinho, i cili ka shpallur vendimin e tij për të emëruar Antonio Valencian si kapiten për sezonin e ardhshëm, duke anashkaluar Pogba. Pas largimit të Michael Carrick u mendua se një emër i rëndësishëm si Pogba mund të merrte shiritin sezonin e ardhshëm, por 25-vjeçari është anashkaluar për t’i lënë vendin veterain Valencia.

Related posts

Barça nuk e do më, Klopp gati t’i marrë yllin

Sadik.Autor

NJË NGA MESFUSHORËT MË TË MIRË TË SERIE A/ Bajerni piketon goditjen e radhës te klubi italian

F.autor

Marc Marquez feston si Cristiano Ronaldo (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment