Futboll Seria A Sport

E DUAN NË TORINO/ Juventusi përgatit ofertën stratosferike për SMS, ofron edhe…

Sergej Milinkovic-Savic është prioritet për drejtuesit e Juventusit dhe bardhezinjtë janë gati të bëjnë një tjetër goditje të madhe në merkato për të nënshkruar me yllin e Serie A. “Zonja e Vjetër” është gati të ofrojë 90 milionë euro plus shërbimet e kroatit Marko Pjaca për të nënshkruar me mesfushorin e Lazio. Gjithsesi ky operacion mund të finalizohet vetëm nëse bardhezinjtë do të shesin boshnjakun Miralem Pjanic, që ka tërhequr interesin e Manchester City dhe Paris SG, ndërsa më herët edhe Barcelona ka patur interes.

Bardhezinjtë janë të etur të nënshkruajnë me mesfushorin serb, por janë larguar nga çmimi i “Biancocelesti” prej 150 milionë eurosh. Megjithatë, është spekuluar se ata do të shesin Pjanic nëse Manchester City ose një nga klubet e tjera do të ofrojnë mbi 100 milionë euro. Sipas “Corriere di Torino”, SMS është alternativa më e mirë për boshnjakun dhe “Zonja e Vjetër” është e gatshme të ofrojë 90 milionë euro plus Marko Pjaca.

Nuk është e qartë nëse kjo do të ishte e mjaftueshme për të bindur drejtuesit e Lazio-s, megjithatë, dihet që presidenti Claudio Lotito është tepër i vështirë për të negociuar. Përveç mesfushorit serb, Juventusi ka shfaqur dëshirën për të huazuar nga Real Madridi mbrojtësin e krahut të majtë Theo Hernández. Francezi ka qenë në hijen e Marcelo në vitin e tij të parë në Madrid dhe, duke pasur parasysh formën e brazilianit klubi po shqyrton opsionin e huazimit për Theo, i cili mund në këtë mënyrë do të luajë rregullisht.

Related posts

Arsene Wenger gjen sulmuesin e humbur!

Sadik.Autor

Shaqiri tek Liverpool, Klopp elozhe për “xhuxhin magjik”: Një trim i vërtetë, ai është një…

Sadik.Autor

Merkato, Manchester United zyrtarizon transferimin e parë të janarit

Q.Autor

Leave a Comment