Futboll Seria A Sport

E FRIKSHME/ Radja Nainggolan është përfshirë në një AKSIDENT të rëndë rrugor

Radja Nainggolan, blerja e madhe e Inter në merkaton e verës, ka pësuar një aksident rrugor me makinën e tij Ferrari GtC 4 Lusso. Asnjë dëmtim për lojtarin, vetëm shumë frikë dhe nervozizëm për makinën e sapo blerë, e cila duhet rregulluar tani.

Pasi ka rikuperuar pasditen e djeshme 10 fanella të Roma-s në qendrën sportive verdhekuqtë, mëngjesin e sotëm, Nainggolan, është nisur nga kryeqyteti i Italisë për t’u kthyer në Milano ku do të nisë grumbullimin me Inter-in.

Katër kilometra pas Arezzo-s, belgu ka shpuar një gomë dhe është përplasur me murin rrethues të autostradës, duke shkatërruar pjesën e pasme dhe një nga anët e makinës.

Nuk ka pësuar dëme lojtari, i cili ka thirrur menjëherë policinë rrugore. Mesfushori është shoqëruar në Prato, ku koncesionari i Ferrari-t i ka dhënë një makinë zëvendësuese.

Related posts

Bëri gjestin ofendues gjatë ceremonisë së hapjes, Robi Uilliams rrezikon burgun

Sadik.Autor

“NUK JAM UNË KUNDËR RIFILLIMIT”/ Mou ironizon me Guardiolën: Rrini në shtëpi dhe shikoni…

Delo.autor

RRITJA E VLERËS SË LOJTARËVE/ Formacion prej gjysmë miliardi euro, skuadra e Kontes vlen një thesar

Delo.autor

Leave a Comment