Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ U transferua si lojtar i lirë te MILANI, por pritet të përfundojë tek…

Mediat angleze bëjnë me dije se Chelsea po mbyll një goditje prej 9 milionë £ për portierin e Milanit, Pepe Reina. Sipas “The Sun”, Reina përfundoi një transferim si lojtar i lirë te Milani (nga Napoli) vetëm pak javë më parë, por tani është i vendosur të lidhet përsëri me Maurizio Sarri, edhe një herë. Ish-portieri i Liverpool është i vendosur të zëvendësojë Thibaut Courtois në “Stamford Bridge”, teksa ndërkombëtari belg pritet të transferohet te Real Madridi.

Në fakt, para pak ditësh, vetë portieri spanjoll e konsideroi thjesht një hipotezë ribashkimin me trajnerin Sarri në “Stamford Bridge”, por gjërat duket se kanë evoluar: “Unë te Chelsea? Është vetëm një hipotezë. Unë këto ditë dua vetëm të shijoj përfshirjen në këtë grup. Sarrit i dërgoj një urim për suksese, është një trajner që më ka dhënë shumë dhe jam shumë i lidhur me të. A do të më pëlqente të luaja me Higuain te Milani? Është një tjetër hipotezë. A kam komunikuar me Morata? Jo, por jemi miq”.

Related posts

SKANDALOZE/ KAMPIONIN E BOTËS nuk e lënë të përfaqësojë Shqipërinë sepse… (VIDEO)

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Manchester United ofroi 98 milionë euro, Sancho preferon kalimin tek…

Delo.autor

Mourinho i kërkon falje Mkhitaryanit

Q.Autor

Leave a Comment