Futboll Seria A Sport

Ëndrra e merkatos/ Parma do dyshen e “çmendur” të futbollit italian

Parma, e rikthyer këtë vit në Serinë A (edhe pse do të nisë kampionatin me pesë pikë më pak si pasojë e çështjes “Calaio”), po e merr seriozisht aventurën; dëshiron Mario Balotelin.

Klubi italian është gati të paguajë 10 milionë euro që Nisa kërkon për kartonin e sulmnuesit dhe katër milionë euro në sezon për Balotelin, deri në vitin 2022. Dhe nuk ndalen këtu: ëndrra është formimi i dyshes ofensive me Antonio Kasanon, “ish” i verdhebluve.

Që pas aktivizimit te Sampdoria, “FantAntonio” nuk është parë më në fushë, por tashmë Parma duket se ka rihapur dyert për sulmuesin. Çka e ka firmuar vetë klubi: “A mund të rikthehet Kasano? Asnjëherë mos thuaj kurrë… “.

 

Related posts

A do të transferohet Alexis në “Stamford Bridge”? Conte ka pranuar se…

Q.Autor

“KEMI LUAJTUR NDAJ NJË KUNDËRSHTARI TË VËSHTIRË”/ Trajneri Piol pas fitores: Nëse nuk do të kishim fituar, do të…

Delo.autor

KATEGORIA E PARË/ Skënderbeu fluturon në krye, Laçi e ndjek, Kukësi prek fundin

F.autor

Leave a Comment