Futboll Seria A Sport

Fassone dhe Mirabelli në Londër, Milani nuk heq dorë nga sulmuesi spanjoll Morata

Së fundi, diçka lëviz në Milano. Fassone dhe Mirabelli, ende në pritje të dinë fatin e tyre nga “Elliott”, kanë udhëtuar për në Londër, ku mund të godasin në merkaton e transferimeve. Pista më interesante, sipas “La Gazzetta dello Sport”, ka të bëjë me kthimin në Itali të Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll tashmë është “trajtuar” nga kuqezinjtë verën e kaluar dhe nuk mund të presë që të kthehet në Seria A.

Kjo për shkak se këtë herë operacioni mund të përmbushet, sidomos nëse Gonzalo Higuain vendosi të ndjekë Maurizio Sarri te Chelsea. Megjithatë, gjithçka do të jetë më e qartë vetëm pas të shtunës së 21 korrikut, kur është caktuar zgjedhja e bordit të ri të drejtorëve kuqezinj, i cili, gjithashtu, mund të vendosë të ndryshojë menaxhmentin e Milanit. Fassone dhe Mirabelli, megjithatë, siç u përmendën, nuk po rrinë e presin. Tregu i transferimit, nga ana tjetër, nuk pret, ndaj duhet vepruar në kohë.

Related posts

Franca i kënaqet pikëve por ende larg pritshmërive, Australia pa “busull” (VIDEO)

Sadik.Autor

Formacioni i javës në Premier League, ja emrat surprizë (FOTO)

Q.Autor

KATAR 2022/ Nga Kafu te Mateus, ja kush do t’i tërheqë sot goglat e shortit të Botërorit

F.autor

Leave a Comment