Futboll Seria A Sport

FIFA 2019/ Ronaldo kthehet në problem, portugezi i prish planet kompanisë EA Sports

Kalimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi ishte goditja e bujshme e kësaj merkatoje vere. Sigurisht që ky lajm ngriti peshë zemrat e miliona tifozëve bardhezi, por kjo gjë nuk ishte menduar nga kompania që prodhon video-lojërat, EA Sports.

Ronaldo është vendos të jetë imazhi i FIFA-s për vitin 2019, sigurisht që kjo zgjedhje u përgëzua nga të gjithë, por ka një problem. “Ylli” portugez është vendosur të prezantohet me fanelën e Realit në këtë video-lojë. Pas kalimit te “Zonja e Vjetër”, EA Sports do të duhet të riprodhojë edhe një herë këtë video-lojë për ta sjellë në formatin e duhur, kosto të cilat pritet të jenë të mëdha, por që është një ndërhyrje që duhet bërë patjetër.

Related posts

PAS DISFATËS NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Çoçli: Portieri është çatia e shtëpisë!

Delo.autor

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Mungon vetëm Zguro, ja formacioni i mundshëm tek “krutanët”…

Delo.autor

Robert Lewandowski është objektivi kryesor i Chelsea-t

Sadik.Autor

Leave a Comment