Futboll Premier League Sport

Guardiola kritikon golashënuesin ndaj Liverpool: Ai është shumë larg formës ideale

Pep Guardiola thotë se Leroy Sane është shumë larg formës ideale megjithëse shënoi në humbjen 2-1 ndaj Liverpool. Lojtari gjerman, i cili i është ribashkuar shokëve të ekipit pasi u përjashtua nga Joachim Low në Kupën e Botës, fitoi çmimin Lojtari i Ri i sezoni 2017/18, në vitin e tij të dytë në futbollin anglez.

Por megjithëse u fut nga stoli duke shënuar golin e vetëm të Qytetarëve, Guardiola mendon se 22-vjeçari ka nevojë të përmirësohet përpara se të fillojë sezoni.

“Varet nga ai,” shprehet katalanasi për faqen zyrtare të klubit. “Ai ka nevojë për minuta dhe duhet të rikthejë reflekset në lojën pa top.

“Ai ka talentin për ta bërë dhe jemi të lumtur që ai shënoi. Prapëseprapë, është shumë larg formës ideale.”

Related posts

“ALLEGRI TRAJNER I MADH…”/ Tare: Shpresoj shumë që Milani të gjejë qetësi

F.autor

“TË GJITHË KËRKOJMË NJË NDESHJE TË MADHE FUTBOLLI”/ Flet Zidane: Na kanë thënë të dalim me Barcelona nga hoteli dhe…

Delo.autor

TRAJNERI I KOSOVËS NUK PËRMBAHET/ Shikoni si flet me pasion në konferencë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment