Futboll Sport

Harry Kane: Duam ta mbarojmë këtë punë që kemi nisur

Kapiteni i Anglisë Harry Kane e merr frymëzimin nga heronjtë e Anglisë, që fituan Kupën e Botës në vitin 1966. Synimi i sulmuesit është që ta çojë kombëtaren e tij në finalen e Moskës. Lojtari i Tottenham-it ka realizuar deri më tanë në këtë turne 6 gola, njësoj sa edhe Gary Lineker në vitin 1986, ndërkohë që mund ta përmirësojë këtë rekord në takimin kundër Kroacisë.

Tifozët anglezë besojnë se këtë herë, “Tri Luanët” do të fitojnë kompeticionin më të rëndësishëm të planetit.

“Ne ndihemi krenarë, kur i bëjmë fansat krenare sepse në këtë gjë donim të bënim kur u nisëm për këtu. Donim të luanim futboll të bukur, të punonim fort, të luanim me pasion dhe mendoj se këtë e kemi bërë. Po kënaqemi këtu. Asnjë nuk do që të shkojë në shtëpi. Të gjithë duam të mbarojmë këtë punë që kemi nisur.”, tha Kane.

Te Kroacia e dinë se rreziku më i madh është kapiteni i “Tri luanëve”. Mbrojtësi i kombëtares ballkanase, Dejan Lovren tha se është gati për ta ndalur sulmuesin e “Spurs-ave”.

“Kane është njëri prej sulmuesve më të mirë në Premier Ligë. Meriton çdo lëvdatë për atë që bën. Në edicionet e fundit, gjithmonë ka shënuar mbi 25 gola dhe ai është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë. Por, mua më pëlqen t’i sfidoj këta sulmues dhe t’u tregoj të gjithëve se unë jam njëri prej mbrojtësve më të mirë”, u shpreh Lovren.

Related posts

MERKATO/ Romës i ofrohet transferimi i Dembeles nga Celtic

Q.Autor

YLLI I EKIPIT TË GUARDIOLËS TËRBON TIFOZËT E TË “KUQVE”/ Ilkay Gundogan: Kanë pasur shumë fat në…

Delo.autor

PAS DY FITORESH RADHAZI/ Atalanta ndal Kampionët e Italisë dhe ndajnë pikët në “Allianz Stadium”

Delo.autor

Leave a Comment