Futboll Sport

Historia e pa treguar për Keane, edhe “të këqijtë” ndonjëherë kanë zemër të mirë…

Edhe tani që është shumë i zënë me dhënien e dijeve për futbollin (duke aneksuar edhe ndonjë ofendim) në rolin e ri si opinionist televiziv, Roy Keane mbetet gjithsesi një nga “të fortët” e historisë së Premier League.

Për 15 vite me radhë gjunjët e kundërshtarëve janë dridhur (ndonjëherë edhe janë thyer) përballë mesfushorit të Manchester United, i cili në fushën e lojës nuk e kursente dhunën, ashtu si jashtë saj, ku shpesh herë është përfshirë në episode jo të përshtatshme për kapitenin e “djajve”.

Por edhe “të këqijtë” kanë një zemër të madhe, pavarësisht se ashtu si në rastin e Kane, tentativa për të fshehur këtë realitet ka qenë e suksesshme. Të paktën deri tani…

Ai që tregon në forumin “Training Club Guru”, një Keane që nuk ishte parë kurrë, është shoku i ekipit te koha kur luante me Nottingham Forest, Gary Charles.

Në vitin 1992, Charles pati një aksident rrugor ku i mori jetën një çiklisti të ri. Mbrojtësi i djathtë i Nottingham nuk pati faj, por ky episod i kushtëzoi karrierën (në vitin 1991 u thërrit nga kombëtarja) dhe e çoi drejt rrugës së gabuar, sidomos pas tërheqjes nga futbolli në vitin 2002.

Alkool dhe burg për ngarje të makinës në gjendje të dehur, në vitin 2004. Në vitin 2005, një sherr në rrugë i kushtoi një vit punë të detyruar. Në atë moment i erdhi letra që i ndryshoi jetën, këtë herë pozitivisht.

Ai që i shkruante ishte trajneri i Sunderland, shoku i tij i vjetër, Roy Keane.

Mes kujtimeve të rinisë, spikasin dy thënie. E para është e trishtë dhe e sinqertë: “Ajo që të ndodhi ty mund të më kishte ndodhur edhe mua.” E dyta është një ofertë: një vend në stafin e tij dhe një vend ku mund të flinte, në shtëpinë e Keane.

Në këtë mënyrë shokët nisën një udhëtim mes stolave dhe dhomave të zhveshjes në të gjithë Anglinë. Karriera si trajner e irlandezit nuk shkëlqeu, por rezultati i tij më i mirë quhet padyshim Gary Charles.

Sot ai është një trajner “UEFA A” dhe drejton ekipin e universitetit të Nottingham. Për këtë do të falënderojë përgjithmonë Roy Keane, që për këtë histori, nuk i ka dhënë askujt, asgjë.

Por me siguri do të ketë një mbrojtës të shkëlqyer (në të gjitha kuptimet) që do ta mbrojë gjithmonë nga kritikat dhe që për Roy, veç ndërhyrjeve të ashpra dhe sherreve, do të tregojë një botë krejtësisht ndryshe…

Related posts

PËRBALLJE ME SHUME RASTE DHE POLEMIKA/ “Korçarët dhe Bylis ndajnë pikët mes drithërimave

Delo.autor

U përfol për marrëveshje, por kjo nuk ishte pritur nga Skënderbeu

Sadik.Autor

LA LIGA PREZANTON MANAJN/ Por nuk është si gjithë të tjerët tek faqja e Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment