Futboll Premier League Sport

Jorginho OPTIMIST: Askush si unë, sjell aftësi unike në Premier League

Jorginho beson se ai sjell një aftësi unike tek Chelsea. Mesfushori premton se do të ofrojë diçka ndryshe në Premier League. 26-vjeçari është shfaqur si një nga eksponentët më të mirë në rolin e tij, në futbollin botëror. Ka shumë talente që luajnë në atë pozitë për klubet e tyre përkatëse, por pak sjellin paketën gjithëpërfshirëse, që Jorginho ofron.

Chelsea ka sfiduar rivalët e Manchester City në këtë transferim, me ish-lojtarin e Napolit duke shpresuar që ta tregojë veten edhe në elitën e kampionatit anglez. Jorginho i tha faqes zyrtare të Chelsea: “Ndoshta stili im i lojës nuk është diçka që shihet në Angli. Unë me të vërtetë shpresoj te një përshtatje e mirë me lojën këtu dhe me siguri do të bëj gjithçka që mundem, për të siguruar që të funksionojë. Unë jam tipi i lojtarit që merr topin dhe organizon ndeshjen”.

Në “Stamford Bridge”, Jorginho do të vendoset pranë njërit nga mesfushorët më të mirë mbrojtës, fituesit të Kupës së Botës, N’Golo Kante. Ai do të ofrojë diçka pak më të ndryshme nga francezi, pasi është shumë më tepër sesa vetëm një markues. Jorginho beson se është i gatshëm të përballet me sfidat, që do të sjellë futbolli i Premier League: “Kjo është një sfidë e madhe profesionale, që me të vërtetë më frymëzon. Jam shumë i emocionuar për këtë mundësi. Unë mendoj se kam karakteristikat e duhura si një futbollist për llojin e futbollit që trajneri Sarri pëlqen të luajë”.

Related posts

Monaco-Dijon, asnjë fitore për miqtë në “Stade Louis II”

Q.Autor

Një ish-lojtar i Milanit është futbollisti më i pasur në botë

Q.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Inter gati të heq dorë nga Icardi për të transferuar yllin…

Delo.autor

Leave a Comment