Futboll Premier League Sport

Kriza e Milanit rrezikon lojtarët, Manchester dhe PSG duel për lojtarin e”Djallit”

Mbrojtësi italian i Milanit Leonardo Bonucci mund të përgatitet për një tjetër largim.Kapiteni i “Djallit” preferohet nga Manchester United dhe konsiderohet një lojtar me peshë nga tekniku Jose Mourinho. Hipotezën se 31-vjeçari mund të kalojë në “Old Trafford” ose në Paris e ka hedhur David Amoyal një prej episodeve të “Calciolandit”.

“Manchester United e përballon çmimin e Bonuccit, por mendoj se PSG-ja mund të trysnojë më tepër. Ne e dimë që Bonucci nuk u largua nga Italia për të mos braktisur familjen e tij. Manchester nuk është larg nga Parisi, por ka një traditë të ndjekur futbollistët italianë të Serisë A zbresin në Paris. Nëse Bonucci shitet atë e merr PSG-ja, por të shohim”, deklaron në një prej “podcasteve” Amoyal.

Dënimi nga UEFA i klubit të Milanit për thyerjen e rregullores për “Financial Fair Play” (FFP) për shkak të shkeljeve në blerjen e klubit në 2017 ka sjellë një atmosferë të zymtë te “Kuqezinjtë” dhe rreziku më i madh është largimi i bërthamës së ekipit ku Bonucci ka rolin e liderit brenda dhe jashtë fushe.

Related posts

SHERRI MASIV NË DERBI/ Procedohen penalisht 9 persona, ja dënimet e rënda

Delo.autor

“Tripleta” e Rexhinaldos për Laçin, Siljanovski sjell pak shpresa për vlonjatët

Q.Autor

JO VETËM “ÇËSHTJA INSIGNE”/ Zbulohet plani 30 milionësh i Presidenit De Laurentiis

Delo.autor

Leave a Comment