Futboll Seria A Sport

KUQEZINJTË NË HALL/ Dosja në KAS: Milani mbrohet duke përdorur… Interin

Objektivi i fondit “Elliott” te Milani është “të ndjekë një model operativ që të respektojë rregullat e UEFA-s lidhur me “Fair-Play Financiar”. Dosja “sulmuese” tashmë i është nisur adresës së KAS-it të Lozanës, ku delegacioni kuqezi do pritet të enjten në 09:30. Avokatët kuqezinj do jenë të njëjtët, Roberto Kapeli dhe Andrea Aielo, të cilëve do iu bashkohet një “homolog” i dërguar nga “Elliott”.

PIKAT – Dosja është e konsiderueshme dhe e detajuar, megjithatë mund të sintetizohet në katër pika thelbësore. Një: “Elliott” ka garantuar vazhdimësinë e klubit, fakt që shumë e shqetësonte UEFA-n, edhe pse kjo e fundit nuk ka një pëlqim të madh për fondet investuese. Dy: Nëse dhoma hetuese kishte nënvizuar me ngjyrë të kuqe borxhin e Milanit, këtë herë nuk do gjenin gabime; pasi Singer u bë pronar, borxhi në fakt u bë zero. Tre: Dokumentacioni do shprehë pabarazinë në gjykim, me PSG-në, Sitin e Interin si terma krahasues; Milani nuk e ka fshehur kurrë borxhin prej 120 milionësh, ashtu si klubet e tjera të cituar, në dy raste nga tre të ngjashëm me atë kuqezi e në të tretin madje më të keq.

Dhe asnjë nga klubet nuk u përjashtua nga Europa. Katër: pasiguria mbi Jonghong Li u zëvendësua nga imazhi i “Elliott”, i njohur e mbi të gjitha i besueshëm. Për këto arsye (mbi të gjitha për të fundit) dhe sepse KAS është një organ i paanshëm e jo i UEFA-s, filtron optimizëm. Rezultati do dihet më 21 korrik: po atë ditë do lexohet dokumentacioni që përmban vendimin.

Related posts

“EURO 2020″/ Mbrojtësi nuk grumbullohet nga kombëtarja, Tirana humb 30 mijë euro. Ja shkaku…

Delo.autor

WOLVES-ARSENAL/ Granit Xhaka është rikthyer titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Bonucci drejt largimit/ Ja si tenton ta bindë trajneri Gattuzo

Isa.Autor

Leave a Comment