Futboll Sport

“Ky nuk është Ozil i vërtetë”/ Wenger zbulon pse ai zhgënjeu me Gjermaninë

Arsene Wenger këmbëngul se nuk e njohu Mesut Ozilin që luajti për Gjermaninë në Kupën e Botës së Rusisë. Kampionët botërorë në fuqi përjetuan një turne poshtërues, duke përfunduar të fundit në grupin që përbëhej nga Meksika, Suedia dhe Koreja e Jugut.

Ozil luajti në humbjet ndaj Meksikës dhe Koresë së Jugut, por u la në stol kundër Suedisë, një lojë në të cilën Gjermania regjistroi fitoren e saj të vetme në Rusi. Goli në frymën e fundit i Toni Kroos u dha atyre një fitore 2-1.

Mesfushori i Arsenalit ishte kryesisht anonim në këtë Botëror, aq sa tani ka spekulime se Ozil nuk do të luajë më për vendin e tij. Ish-lojtari i Real Madridit, së bashku me shokun e ekipit kombëtar, Ilkay Gundogan, tërhoqën kritika mbi vete para se turneu të fillonte, pasi pozuan me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, duke nxitur zërat në Gjermani për përjashtimin e tyre nga ekipi kombëtar.

Dhe Arsene Wenger beson se zemërimi rreth atij takimi e ka prekur mentalitetin e ish-lojtarit të tij. “Unë e njoh mirë Ozilin. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por me Gundogan vuajtën nga ajo që ndodhi para Kupës së Botës, – tha francezi për “beIN SPORTS”. – Ata kanë qenë të kryqëzuar në Gjermani pas këtij momenti, ndërkohë që Ozil është një djalë, që ka nevojë për mbështetje.

Ai nuk ka nevojë për polemika. Kur e pashë atë duke luajtur në Botëror kuptova se nuk ishte Ozili i vërtetë, futbollisti që mund të vrasë çdo kundërshtar. Ai nuk luajti me liri të plotë, luajti pak me “frena dore”, ndërsa Gundogan nuk luajti fare. Mos harroni se edhe Gundogan është një lojtar i madh”.

Mesut Ozil do ta vazhdojë karrierën e tij në nivel klubi nën drejtimin e trajnerit të ri, Unai Emery, që zëvendësoi Wenger në stolin e Arsenalit para fillimit të sezonit 2018-2019.

 

Related posts

LAJM I MIRË/ Pas një muaji larg fushave, Sokol CIKALLESHI kthehet me GOL (VIDEO)

Isa.Autor

Anglia pret Panamanë, Southgate: Do të luajnë për të na dëmtuar fizikisht

Sadik.Autor

SASSUOLO-JUVENTUS/ “bardhezinjtë” realizojnë dy gola të shpejtë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment