Futboll Sport

LOJATRËT FALAS/ Njihuni me xhevahirët me parametra zero, ende të lirë

Me merkaton… të reduktuar në shumë aspekte, nuk është kurrë shumë vonë për të përfunduar te “trëndafili”. Një vëmendje e veçantë iu shkon lojtarëve të lirë, që do t’i shtoheshin ekipit tuaj pa asnjë kosto. Dhe ka ende shumë lojtarë të aftë për t’u bërë pjesë e ekipeve, edhe të nivelit të lartë.

Korriku po shkon drejt fundit. Me fillimin e gushtit ne fillojmë të mendojmë menjëherë për kampionatet kryesore europiane. Datat e sezonit të hershëm janë për të gjithë, veçanërisht për Premier League, që do të fillojë më 11 gusht. Në situata të tilla, duhet nxituar në merkato. Si gjithmonë, një sy i veçantë iu shkon lojtarëve të lirë. Më poshtë po nënvizojmë shtatë prej tyre, që mund të konsideroheshin goditje për ekipet.

Yaya Touré
Aktualisht i palidhur me ndonjë klub, Yaya Touré sigurisht nuk ka nevojë për reklamë. Një nga mesfushorët më të mirë të gjeneratës së fundit, i aftë për të fituar trofe në Barcelonë dhe Manchester City. Jashtë planeve të Guardiolës, lojtari nga Bregu i Fildishtë e la Manchesterin pas tetë sezonesh. Me 35 vite mbi supe, ai është gati të vijojë përmes pjesës më interesante të karrierës së tij. Për cilindo ekip, Touré mund të bëjë një ndryshim të madh. Me mesfushorin që kërkon koordinata të reja, edhe vlera e punësimit në vitet e fundit të karrierës mund të reduktohet.

Giuseppe Rossi
Një nga talentët më të pastër të futbollit italian, i detyruar të mbetet në skaj të lojës së futbollit për shkak të lëndimeve të shumta. Të blesh kartonin Giuseppe Rossit mund të rrezikosh (financiarisht), por duke e shtuar atë në rolin e tij, pa asnjë kosto, mund të jetë edhe veprimi më i mirë i sezonit. Një lojtar i cilësisë, i aftë të bënte mirë kudo që shkonte. Duke iu rikthyer golit më 6 maj, ai la pas lëndimin e fundit, gati për të filluar ëndërrimin përsëri.

Ben Arfa
Ndoshta emri më i rëndësishëm në listë. Ben Arfa, talent i pakufishëm, jo në gjendje të gjente hapësira te PSG, ku në dy vite mblodhi 23 ndeshje aktivizim, duke luajtur sezonin e dytë zero ndeshje, jo për shkak të ndonjë dëmtimi. Lojtari i datëlindjes 1987 ende mund të luajë në nivele të larta, edhe për disa vite. Duke u marrë pa pagesë nga PSG, çdo destinacion, me një projekt serioz, do të shihej mirë nga lojtari.

Max Meyer
Rasti më i çuditshëm. Lojtar i lirë, që vjen nga një marrëdhënie joidilike me klubet. Me Max Meyer, ky rregull nuk është i vlefshëm. Futbollisti i datëlindjes 1995, ish-mesfushor i Schalke, e bëri debutimin në Bundesliga 17 vjeç. Pastaj, gjashtë sezone si protagonist me gjermanët, ku mblodhi 146 paraqitje. Numra të rëndësishëm, për një djalë, i cili, në fund të sezonit të kaluar, ka vendosur të mos rinovojë kontratën.

Keisuke Honda
Një nga më të mirët e Japonisë në Kupën Botërore në Rusi. Një Botëror si protagonist për një lojtar, i cili, nëse merret me kosto zero, mund të jetë goditje e madhe për shumë ekipe europiane. Rusia dhe Italia janë dy kampionatet më të rëndësishme, ku ai luajti. Një futbollist ekspert, i lindur në vitin 1986, i cili ende ka disa vite për të luajtur në nivele të larta, pavarësisht sezonit të kaluar në Meksikë, te Pachuga.

Bernard
Një mister. I lindur në vitin 1992, mesfushori brazilian është aktualisht lojtar lirë. Ndoshta, megjithatë, për një kohë të shkurtër akoma. Sipas lajmit të fundit, ish-futbollisti i Shakhtar Donetsk ka marrë oferta nga 12 klube, përfshirë edhe Chelsea. Futbollist me kualitete të rëndësishme, pesë sezone të njëpasnjëshme angazhim në garën europiane të Champions-it. Gati për tu hedhur në fushë menjëherë, qoftë në Premier League, apo Seria A.

Related posts

SFIDA ELIMINATORE NDAJ FRANCËS/ Mesfushori Bare: Jemi të motivuar, mund t’i…

Delo.autor

WEST BROM-ARSENAL/ “Topçinjtë” kërkojnë të vazhdojnë ecurinë me fitore në Premier (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Jo vetëm largime në radhët e Apolonisë, mbrojtësi shpreh gatishmëri për rinovimin

Delo.autor

Leave a Comment