Futboll Premier League Sport

Manchester City nis punën për blindimin e tre “yjeve” të sulmit…

Manchester City ka dështuar në blerjen e Jorginho, por synimi kryesor i kampionëve të Anglisë në merkato është të “blindojnë” yjet. Pep Guardiola e donte me çdo kusht një mesfushor qendre me karakteristikat e Jorginho, por ky i fundit zgjodhi të ndjekë Maurizio Sarri te Chelsea.

City do të bazohet te Fernandinho dhe Ilkay Gundogan, në këtë pozicion, pasi drejtorit sportiv Txiki Begiristain i është dhënë urdhri të përqendrohet te rinovimi i kontratave.

Raheem Sterling po futet në dy vitet e fundit të kontratës, drejtuesit e City janë të qetë, por në muajt në vijim do të punojnë për marrëveshjen e re me të.

Futbollistët e tjerë që City synon të blindojë janë Gabriel Jesus dhe Leroy Sane. Të dy të rinjtë aktualisht marrin 120 mijë euro në javë. Marrëveshjet e tyre skadojnë në vitin 2021.

Gjërat do të bëhen me ngadalë, por ky ka qenë urdhri i Guardiola, rinovimi me tre “yjet” e reja Sterling, Jesus e Sane…

Related posts

Monaco: Real Madridi ofroi të njëjtën shumë si PSG-ja për Mbappen

Q.Autor

Fabio Capello “spiunon” Rusinë te spanjollët: Ja si të luani ndaj saj

Isa.Autor

Milan vendos çmimin për Gustavo Gomez, Boca Junior tenton goditjen në orët e fundit

Q.Autor

Leave a Comment