Futboll Sport

Manovra merkatoje, zbulohet biseda telefonike Marotta-Leonard! Ata folën për…

“Sky Italia” ka raportuar se drejtori i përgjithshëm i Juventus, Giuseppe Marotta ka pasur një bisedë me drejtorin e ardhshëm sportiv të AC Milan, Leonardo, ku tema kryesore ka qenë Gonzalo Higuain.

Braziliani Leonardo do të prezantohet të hënën si drejtuesi i ri i Milan, pasi ka arritur marrëveshjen me fondin “Elliott”, por duket se që tani ka nisur punën e re.

“Sky” ka njoftuar se Marotta e ka telefonuar Leonardo për ta uruar për detyrën e re, por më pas subjekti i bisedës është fokusuar mbi të ardhmen e sulmuesit argjentinas.

Për momentin asgjë nuk është zyrtare, sepse Milan ka nevojë të shesë, më pas të investojë te blerja e “El Pipita”, por konfirmohet thashethemi që qarkullon prej ditësh se “djalli” është i interesuar për qendërsulmuesin e Juventus.

30-vjeçari Higuain, që ka bërë valixhet gati pas mbërritjes në Torino të Cristiano Ronaldo, kërkohet edhe nga Chelsea, ku do të gjente trajnerin Maurizio Sarri, me të cilin ka qenë i suksesshëm te Napoli.

Related posts

“KY ËSHTË KLUB UNIK, I LUMTUR…”/ Mbappe: Gjithmonë kam dëshiruar të vesh fanellën e Realit

F.autor

MBYLL AVENTURËN PAS DY JAVËSH/ Trajneri Stojku: Nuk më mbetet gjë tjetër veçse…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ E pazakontë, Haller shënon autogol dhe gol brenda tre minutave (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment