Futboll Gossip Sport

Marcos Rojo gjen mënyrën më të mirë për të harruar Botërorin (FOTO)

Marcos Rojo ka gjetur mënyren më të mirë për të harruar dështimin në Kupën e Botës në Rusi me kombëtaren e tij Argjentinën. Mbrojtësi i Manchester United ka përfituar nga përfundimi i aventurës në Botëror dhe ka udhëtuar drejt Meksikos për të kaluar disa ditë relaksuese me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

28-vjeçari duket i qetë dhe i lumtur ndërsa shkëmben disa puthje romantike me të gruan e tij, Eugenia Lusardo në Tulum. Lojtari ka publikuar një foto tepër të bukur me partneren e tij në “Instagram”, karshi së cilës ka shkruar: “Të dua”, në gjuhën spanjolle. Rojo pritet që pas pushimeve t’i bashkohet ekipit të “Djajve të kuq” për fazën përgatitore në kuadër të sezonit të ri futbollistik.

Related posts

Shënoi golin e fitores ndaj Totteham, ja çfarë thotë Van de Beek

Delo.autor

E PABESUESHME/ ZBULONI kush shpallet LOJTARI më i mirë GJERMAN

Isa.Autor

EMOCIONE DHE GOLA/ Bayern Munchen triumfon ndaj Liverpool në miqësore

F.autor

Leave a Comment