Futboll Sport

Mediat gjermane: Futbollistët rusë përdorën stimulues në Botëror

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” ka thënë se një zëdhenës i Federatës se Futbollit te Rusisë ka pranuar se ata kanë përdorur substanca stimuluese për lojtarët rusë, sidomos në ndeshjen kundër Spanjës
Atletët rusë gjithmonë dhe vazhdimisht janë të dyshuar për marrjen e substancave që stimulojnë paraqitjen e tyre sportive dhe akuzat e fundit vinë nga Gjermania pasi që ata kështu kanë vepruar edhe për Kombëtaren e tyre.

Sipas gazetës gjermane “”Süddeutsche Zeitung” futbollistët rusë janë injektuar me “ammonia” (amoniak) për të rritur paraqitjen e tyre gjatë ndeshjeve të Botërorit.

Raporti, madje citon edhe një zëdhenës të Federatës ruse të futbollit, i cili ka pranuar për gazetën bavareze se një zëvendësues rus kishte thithur topin e pambukut me doza të amoniakut para se të futet në ndeshje kundër Spanjës në 1/8’ën e finales.

Substanca përdoret edhe në formë shamponi duke bërë banjo

Përderisa amoniaku nuk është një substancë e ndaluar sipas rregullave ndërkombëtare të anti-dopingut, ai njihet se përmirëson paraqitjet e sportistëve duke stimuluar frymëmarrjen dhe qarkullimin më të lehtë të oksigjenit në gjak.

“Federata ruse e ka përdorur atë si një gjë të zakonshme duke e përdorur në formë shamponi në banjo”, thekson artikulli i “Süddeutsche Zeitung”.

“Süddeutsche Zeitung” nuk është media e parë gjermane që ndërlidh marrjen e amoniakut nga lojtarët rusë.

Tabloidi Bild kishte shkruar se imazhet e transmetuesit publik gjerman i kishin kapur lojtarët rusë duke marrë amoniak në ndeshjen e tyre çerekfinale kundër Kroacisë, duke thënë se ata vazhdimisht e kanë përdorur këtë substancë për ta rritur performancën e tyre.

Related posts

NJIHUNI ME SUPERFANSEN E JOSE MOURINHOS/ Plot 38 tatuazhe të dedikuara vetëm për portugezin (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Mbrëmje “shterpe” në Champions League, në 20 minuta vetëm 1 gol

Isa.Autor

SERIE A NË RREZIK NGA KORONAVIRUSI/ Ministri italian: Liga duhet të ndërprese kampionatin!

Delo.autor

Leave a Comment