Futboll Sport

Meksikanët janë me grip para Brazilit, por kështu e mundën edhe Gjermaninë

Rivali më i madh i Meksikës në këtë Botëror është gripi. Skuadra e drejtuar nga Osorio ka probleme të shumta përpara ndeshjes me Brazilin dhe duhet t’i bëjë llogaritë me disa futbollistë që nuk janë në formë maksimale për shkak të virozave. Gazeta “Universal” ka publikuar një shkrim, duke thënë se “viktima” e radhës është trajneri, por ka rrezik që gjatë stërvitjeve dhe momenteve që qëndrojnë bashkë ta transmetojë gripin te pjesa tjetër e skuadrës. Temperaturat e çrregullta në zonat e ndryshme ku zhvillohen ndeshjet në Rusi kanë krijuar këtë problem në radhët e meksikanëve. “Kur njëri rikuperohet, tjetri sëmuret. Nuk i kemi të gjithë në formë. Ky është problemi ynë kryesor, por të shpresojmë që deri të hënën të kalojë kjo situatë”, ka thënë Osorio për gazetën.

Sjell fat- Përveç faktit që gripi nuk i lë lojtarët të jenë në formën e tyre më të mirë, ka një rastësi që mund të kënaqë disi kampin meksikan. Shumë lojtarë ishin me grip edhe në ditën kur u përballën me Gjermaninë dhe Korenë e Jugut. Por, ata rezultuan një nga surprizat më të bukura të këtij Botërori deri në këto momente. Falë shpejtësisë dhe përgatitjes fizike arritën të vendosnin në vështirësi kampionët e botës në fuqi dhe fituan 1-0. Shpresojnë që të përsërisin të njëjtën ndeshje edhe ndaj Brazilit për të vazhduar rrugëtimin në fazën çerekfinale të Botërorit.

Meksika arriti të kualifikohej në 1/8-at në vendin e dytë të Grupit F edhe pse humbi në sfidën e fundit kundër Suedisë. Koreja e Jugut u bëri një “dhuratë”, duke mundur Gjermaninë 2-0 në sfidën e fundit dhe në këtë mënyrë ekipi i Osorios vazhdoi ëndrrën për të luajtur sërish edhe një ndeshje të rëndësishme në këtë kompeticion. Kundër Brazilit do të jetë sfida numër 41 mes tyre dhe në 40 të parat Meksika ka arritur të marrë vetëm 10 fitore.

Related posts

Bayern Munchen surprizon, tenton të rrëmbejë yllin e Barcelonës

Sadik.Autor

E TRISHTË/ Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-trajneri i Tomorit…

Delo.autor

Koke shënon golin e parë për Atletico Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment