Futboll La Liga Sport

MERR FUND DILEMA/ Mediat spanjolle ZBULOJNË se ku do të transferohet SADIKU

Armando Sadiku është ende pjesë e Levante për shkak të kontratës që ai nënshkroi në janar kur kaloi nga Legia e Varshavës te skuadra spanjolle. Por, elbasanasi që tashmë ka humbur dhe grumbullimet me kombëtaren kuqezi, nuk tregoi formën e tij më të mirë dhe këtë verë sërish ka përfunduar në merkaton e transferimeve të lojtarëve.

Edhe pse Levante së bashku me Sadikun po kryejnë fazën përgatitore në Holandë, nga Spanja bëjnë me dije se janë tre pista se ku mund të transferohet ‘bomberi’. Së pari flitet për Sivasspor në Turqi, por edhe për Rizespor që me sa duket ka shfaqur interesin për të afruar goleadorin shqiptar.

Ndër të tjera thuhet se negociatat janë ende të hapura, pasi skuadrat kanë rritur interesimin për të. Por, në lojë tashmë kanë hyrë dhe gjigantët grek të Aris-it të Selanikut. “Turqit nuk janë të vetmit që kërkojnë Armando Sadikun. Rizespor që është rikthyer në Superligën turke dhe Sivasspor që kanë shfaqur interes të madh për sulmuesin, tashmë kanë ngacmime nga Greqia, ku ‘sirenat’ vijnë nga Aris Selanik”, shkruajnë mediat spanjolle.

Më tej ato vijojnë për të sqaruar dhe situatën se si do të procedohet, ku duket se do të kërkojnë 1.5 milion euro për të, po aq para sa kanë shpenzuar kur e morën nga Legia e Varshavës në janar. Kështu që rritja e interesit i shërben skuadrës së Levante që të mos dalë me humbje për sulmuesin shqiptar si dhe për të krijuar hapësirë për një ‘goleador’ të ri në këtë repart.

Related posts

ZVICËR-SPANJË/ Udhëtimi i gjatë drejt Rusisë, Helvetët më shumë lodhje sesa “La Roja”

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester United-Brighton. Rezultati 3-1

Delo.autor

NUK NEGOCION ME “KATALANASIT”/ Atletico paguan Griezmann me 20 milionë euro për të…

Delo.autor

Leave a Comment