Futboll Sport

Mesfushori shqiptar konfirmon transferimin: Të dielën do të kryej vizitat me klubin grek…

Mesfushori i Kombëtares, Migjen Basha do të transferohet te skuadra greke e Arisit. Lajmi është konfirmuar nga vetë 31-vjeçari i cili zbulon se ka firmosur një parakontratë me verdhezinjtë. Basha do të jetë të dielë në Selanik për të kryer vizitat mjekësore me klubin grek ku në të kaluar është aktivizuar edhe Kristi Vangjeli.

“Kam nënshkruar një parakontratë me Arisin e Selanikut, të rikthyer në divizionin e parë. Unë do të shkoj të dielën për të kryer vizitat mjekësore. Nëse gjithçka është në rregull, atëherë do të bëhet zyrtare Aris ka ambicie dhe mund të mbeshtetet në një tifozeri super.

Kam telefonuar disa shokë grekë me të cilët kam luajtur, si dhe lojtarë shqiptarë që luajnë në Greqi. Kam pasur vetëm komente pozitive për këtë klub”, ka deklaruar Migjen Basha për mediat zvicerane.

Futbollisti shqiptar pritet të nënshkruaj një kontratë 2 vjeçare me klubin legjendar grek nga ku do të përfitojë 300 mijë euro në sezon.

Related posts

Shoqata e Arbitrave dënon dhunën ndaj arbitrit Kola: Dënim maksimal për dhunuesin!

Sadik.Autor

AKORDI VIDAL-INTER/ Ja pse sot pritet të jetë ditë vendimtare

Delo.autor

JUVENTUS-TORINO/ Ronaldo titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment