Futboll Sport

Messi dhe Ronaldo ikën para kohe nga Botërori, po me “Topin e Artë” çfarë do bëhet?

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë ndarë Topin e Artë që prej vitit 2008, por dominimi i tyre në krye të futbollit botëror është nën kërcënim serioz, pas dështimit të tyre në Kupën e Botës Rusia 2018.

Edhe pse asnjëri prej tyre kurrë s’e ka fituar këtë garë, ata kanë shkëlqyer në turne të mëdha për klubet dhe kombëtaret e tyre në të kaluar, por dështuan të linin shenja në Rusi.

Ronaldo shënoi het-trik për Portugalinë në ndeshjen e parë kundër Spanjës, para se të venitej dhe të mos krijonte as edhe një shans kundër Uruguait, ndaj të cilës u eliminua Portugalia e tij.

Messi, ndërkohë, nuk qe në gjendje ta barte një Argjentinë të goditur nga kriza, e cila gati sa nuk u eliminua qysh në fazë grupore.

Kylian Mbappe, Neymar, Harry Kane, Luka Modric dhe shumë yje tjera e kanë nisur shumë mirë Botërorin dhe mund të cilësohen si pretendentë për Topin e Artë, nëse vazhdojnë të kenë paraqitje të shkëlqyera edhe më tutje.

Related posts

SKANDALOZE/ Gafa e gjyqtarëve në Champions, anulohet goli i rregullt i Totenhemit (VIDEO)

Isa.Autor

MEDIAT SERBE NË FESTË/ SHAQIRI nuk grumbullohet për ndeshjen në Beograd (FOTO)

Isa.Autor

Kategoria Superiore/ Në Korçë përgatiten për finale, Aliti “mirëpret” Kukësin

Sadik.Autor

Leave a Comment