Futboll La Liga Sport

Messi shfaqet pas Botërorit, zbarkon në Barcelonë me familjen e tij (FOTO)

Leo Messi ka aterruar këtë pasdite në aeroportin “El Prat”. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Antonella, dhe tre fëmijët e tyre, ylli i azulgranëve ka ardhur në terminalin e fluturimit privat, nga ishulli Karaibe i Tucas dhe Caicos, ku ishte edhe verën e kaluar duke shijuar muajin e mjaltit.

Messi ka kaluar një javë pushimesh në Karaibe, pas zhgënjimit të eliminimit në 1/8 finale të Kupës së Botës. Me lejen e klubit, deri më 1 gusht, nuk është përjashtuar fakti që Leo Messi t’i vazhdojë pushimet e tij në Ibiza, së bashku me familjen e Cesc Fàbregas dhe Luis Suarez, ashtu siç bënë verën e kaluar.

Siç ka bërë në raste të tjera, nuk është e përjashtuar që Messi t’i shkurtojë pushimet e tij dhe të bashkohet me ekipin më 24 korrik, data në të cilën katalanasit pritet të udhëtojnë për në turneun e SHBA.

Related posts

Pas 11 vitesh, italianëve mund tu ndodhë e papritura në shortin e Championsit

Q.Autor

“NUK E KA SHKËLQIMIN E DIKURSHËM”/ Flet Mema për sfidën: Me Skënderbeun është ndeshja…

Delo.autor

MILAN-ROMA/ Fotokopje e golit të parë. Leao djeg krahun dhe mposht portierin kundërshtar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment