Futboll Sport

Miliona euro për Francën/ Shifra stratosferike që FIFA i jep kampiones së Botës

Milionat e shpërndarë nga FIFA për Botërorin “Rusi 2018” kalonin çdo herë kompeticion tjetër të zhvilluar më parë nga institucioni më i lartë i futbollit.

Këtë herë u shpërndanë 670 milionë euro për të gjitha skuadrat, një shifër shumë më e lartë nga ajo e katër viteve më parë.

Diferenca mes kampionëve të Francës dhe Kroacisë të vendit të dytë është 10 milionë euro.Një buxhet që mund të ndihmojë shumë dy federatat për projektet e tyre (sidomos atë kroate). Franca do të rikthehet në shtëpi me 32.3 milionë euro (38 milionë dollarë), ndërsa skuadra nënkampione e Kroacisë do të përfitojë 10 milionë euro më pak.

Kroatët do të përfitojnë 28 milionë euro, ose 23.8 milionë dollarë.Ndërkohë, ditën e djeshme është mësuar skuadra e tretë më e mirë e turneut, që është Belgjika. Ekipi i Martinezit përfitoi 20 milionë euro nga triumfi kundër Anglisë.

Ekipet që janë eliminuar në fazën e parë u rikthyen në shtëpi me 7 milionë euro.

Related posts

TRAJNERI SHEHI ME “DHIMBJE KOKE”/ Titullari i “bardhebluve” humbet ndeshjen ndaj Kastriotit. Ja gjendja e skuadrës…

Delo.autor

SHPALLET “LOJTARI MË I MIRË I BUNDESLIGËS”/ Ja kush e fiton çmimin mes Haland dhe Davies

Delo.autor

Rashica pranë largimit nga Vitesse, Bundesliga destinacioni më i mundshëm

Q.Autor

Leave a Comment